Sazet e Riza Meko-Beratit

Sot Riza Berati njihet si gërnetar, violinist i shquar dhe krijues këngësh popullore. Riza Berati nuk është askush tjetër përvecse Riza Mekos (1870-1953), gërnetarit të shquar nga Përmeti. Lindi në Përmet ku dhe hodhi hapat e para në muzikën popullore dhe po aty krijoi emrin e tij me sazet e qytetit. Pati dy martesa, të parën me një vajzë nga Përmeti me të cilën kishte dy vajza, e të dytën me një vajzë nga Fieri, me të cilën u trashëgua me dy djem. I lidhur në miqësi me vëllezërit Fuga dhe me Isuf Myzyrin, me të cilët punonte dhe merrte pjesë në gëzime popullore, dasma e ahengje.

Në këto regjistrime shkruhet Riza Bilbili dhe si të tillë e kanë kuptuar shumica e dashamirësve të kësaj muzike. Në fakt, Bilbili nuk është mbiemër për të, por është emri i njē Ustai tjetër shumë të rëndësishëm të muzikës qytetare me saze. Ai ishte Bilbil Vlora, ndoshta gërnetaxhiu më i rëndësishëm pas Selim Asllan Leskovikut. Enigma zgjidhet këtu pasi Riza Berati dhe Bilbili (Vlora) kanë punuar së bashku dhe kanë regjistruar edhe disqe. Kjo edhe muzikalisht dallohet qartë pasi gërneta e Bilbil Vlorës s'ka të dytë. Mjafton ta dëgjosh një herë të vetme. Pra kur shkruhet Riza Bylbyli janë së bashku Usta Riza Berati dhe Usta Bilbil Vlora: Riza & Bylbyli! Siç është edhe në diskun e mëposhtëm. Ashtu siç ishin në të vërtetë!


Osman Taka (1936)
Shoqnija Z. Riza Bylbyli vlone
Gërnet: Bilbil Vlora
Violine: Riza Nebati

Origjinal



Ja thoshte Bylbyli
Shoqnija Z. Rıza Bylbyli Berati
Violine: Riza Nebati
Klarinet: Bylbyli Vlora

Origjinal







Home